Dhunë edhe në LDK’në e Podujevës

Përsëri rrahje në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pasi nisën mosmarrëveshjet, pasuan edhe sulmet fizike në degën e partisë në Podujevë.

Pikërisht në shkollën që mban emrin e ish-presidentit të vendit, Ibrahim Rugova, procesi zgjedhor nuk eci siç parashihej.

Përpos që nuk u arrit të zgjidhej kryesia, të pranishmit u detyruan të largoheshin disa minuta pas fillimit, e gjithë kjo si pasojë e tensioneve që ndodhën në këtë organizim.

Indeksonline ka siguruar edhe pamjet ku shihen të pranishmit duke lëshuar sallën si pasojë e përplasjeve që ndodhën.

Si pasojë e kësaj edhe pjesëtarët e policisë së Kosovës u detyruan të dilnin në vendin e ngjarjes në mënyrë që të merreshin me rastin.

LDK është duke mbajtur procesin zgjedhor në çdo komunë të vendit, por thuajse në çdo nëndegë dhe degë të partisë po zhvillohen përplasje të njëpasnjëshme, e që sigurisht po dëmtojnë edhe imazhin e partisë.
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/321454138734083/