Gjakovë

Dhuna në familje, Prokuroria Themelore në Gjakovë më 2018 ngriti 74 aktakuza

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë vitit 2018, ka pranuar 73 raste të cilësuara si dhunë në familje.

E njëjta prokurori për vitin që po lëmë pas, ka ngritur 74 aktakuza për rastet e dhunës në familje.

Njëherësh, Prokuroria Themelore në Gjakovë shprehet e angazhuar të kryejë me përkushtim të gjitha rastet, sidomos ato që kanë të bëjnë me dhunën në familje.