Dhuna në familje

Dhuna në familje: Në 24 orë, tre burra rrahën gratë – një djalë rrahu nënën

Katër raste të dhunës në familje, janë raportuar në polici brenda 24 orëve.

Një rast ka ndodhur në Suharekë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij, derisa ai ishte nën ndikimin e alkoolit.

Nën ndikimin e alkoolit, edhe një tjetër në Ferizaj po dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj gruas dhe djalit.

Një i dyshuar tjetër, është arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

E një tjetër është prangosur në Prizren sepse dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëjetuesen e tij, njofton policia.