Dhjetëra vetura të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës kanë hyrë në pjesën e Aeroportit të Prishtinës, ku kanë ateruar të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci.
Përveç familjarëve, prezentë për pritjen e tyre janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryekuvendari, Glauk Konjufca.







