Dhjetëra vdekje pasi i zë gjumi në mes të rrugës, autoritetet: Ju lutemi, mos pini kaq shumë

Autoritetet policore japoneze kanë bërë një apel të veçantë popullsisë duke iu lutur të mos tejkalojnë masën e konsumit të alkoolit, pasi kjo gjë po shkakton dhjetëra vdekje në mënyrat nga më të çuditshmet.

Më së shumti, bëhet fjalë për aksidente ku automjetet përplasen me këmbësorë që nga dehja bien në tokë duke fjetur.

Tradicionalisht, vendi aziatik nuk ka statistika shqetësuese në konsumimin e këtyre pijeve, rreth 8 litra alkool në vit, pak a shumë 3 litra birrë në javë për person, por sasia përqendrohet në mënyrë domethënëse gjatë festave, ku veçanërisht të rinjtë konsumojnë shumë më tepër sesa ç’duhet. Fenomeni ka marrë përmasa edhe më të mëdha në periudhën post-pandemike. Gjatë pandemisë, një pjesë e mirë e lokaleve u mbyll si pasojë e masave parandaluese, dhe tani duket sikur popullsia po rikuperon “kohën e humbur”.

Gjatë vitit të fundit, të paktën 10 persona kanë vdekur duke fjetur në mes të rrugës vetëm në kryeqytetin Tokio, 22% i të gjithë aksidenteve mbi këmbësorët.