Dhjetëra njerëz mblidhen para ambasadës së Kosovës në Ankara, protestojnë për hapjen e Ambasadës në Jerusalem

Tubimi, përfshirë aktivistët turq dhe studentët arabë, shpreh zemërimin për vendimin e Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Të martën dhjetra protestues u mblodhën para ambasadës së Kosovës në kryeqytetin turk Ankara. Ata shfaqën pakënaqësi e tyre kundër veprimit të Kosovës për të hapur ambasadën e saj në Jerusalem.

Protesta u organizua nga Organizata e Ndihmës Humanitare (IHH) dhe Sindikata Memur-Sen, ku morën pjesë aktivistë turq dhe studentë arabë.

“Ne besojmë se veprimi i Kosovës për të hapur ambasadën në Jerusalem do të mbetet si një pikë e zezë në histori”, ka thënë Zahid Sengul, një figurë kryesore e Memur-Sen, në një deklaratë për media.

Me këtë deklaratë gjithashtu kërkohet nga udhëheqësit e Kosovës që të ndryshojnë vendimin e tyre.

Ashtu siç e kemi mbrojtur Kosovën me çmim të jetës sonë gjatë luftës së saj për pavarësi, ne po ngrihemi edhe për shtetin e Palestinës që po lëngon nën pushtimin izraelit”, shkruan në deklaratë.

Duke folur për Anadolu Agency, Sengul ka thënë se ata nuk do ta përfundojnë luftën derisa palestinezëve t’u jepen të drejtat e tyre.

“Ne do të vazhdojmë luftën tonë derisa pushtuesit sionistë të largohen nga tokat palestineze, përfshirë Jerusalemin”, ka thënë ai.

Huthaifa Yassin, një student palestinez që po qëndron në Ankara, ka thënë se ai po merr pjesë në protestë për të shprehur “zemërimin” e tij për veprimin e Kosovës.

“Jerusalemi ka qenë dhe ende është kryeqyteti i Palestinës dhe izraelitët nuk kanë të drejtë në të”, ka shtuar ai.

Studentja jordaneze Jilan Abu al-Rub, e cila ishte gjithashtu pjesë e protestës, ka thënë se ajo ka ardhur për të shprehur indinjatë kundër veprimit të Kosovës.

Pozicioni ynë përfaqëson çdo person të lirë në këtë glob që po i dënon sulmet izraelite dhe diskriminimin që po e bën shteti apartheid i Izraelit kundër popullit palestinez”, ka deklaruar ajo.

Me një veprim të diskutueshëm, Kosova më 14 mars njoftoi për hapjen e ambasadës së saj në Izrael në Jerusalem, përkujton Anadolu.

Turqia kishte dënuar vendimin e Kosovës.

Qyteti i Jerusalemit mbetet në zemër të konfliktit me dekada në Lindjen e Mesme, me palestinezët që këmbëngulin që Jerusalemi Lindor – i pushtuar në mënyrë të paligjshme nga Izraeli që nga viti 1967 – duhet të shërbejë si kryeqyteti i shtetit palestinez.

Në dy vjetët e fundit, Izraeli ka bindur disa vende që t’i bartin ambasadat e tyre nga Tel Avivinë Jerusalem.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë refuzuar ta bëjnë këtë në pritje të një marrëveshje përfundimtare midis izraelitëve dhe palestinezëve për çështjen e Qytetit të Shenjtë.

Prej shteteve të BE, vetëm Hungaria ka hapur një zyrë diplomatike në Jerusalem. Me përjashtim të SHBA dhe Guatemalës, vendet në të gjithë botën deri më tani kanë refuzuar të zhvendosin ambasadat e tyre nga Tel Avivi në Jerusalem, përfundon Anadolu.