Dhjetë persona duke përfshirë edhe një fëmijë kanë vdekur si pasojë e një zjarri në një ndërtesë tetëkatëshe në Paris.

Më shumë se 30 persona, në mesin e tyre edhe gjashtë zjarrfikës, janë plagosur. Një person është në gjendje të rëndë.

Pesëdhjetë njerëz u evakuan nga shkallët emergjente, përmes flakëve që kapluan ndërtesën.

Prokurori i Parisit ka deklaruar se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa policia ka ndaluar një grua si të dyshuar.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vendi “u zgjua në tragjedi” dhe vlerësoi shërbimet e zjarrit për guximin e tyre.