Dhjetë të vdekur dhe 336 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1 964 testime dhe janë regjistruar 336 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa, 10 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 385 persona.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarëve me koronavirus në vend që nga fillimi i epidemisë është 91.891.