Dhërmia komplet e zbrazët, Sali Berisha publikon një video

Këtë verë shumë njerëz janë ankuar për çmimet e shërbimeve në bregdetin shqiptar. Madje në shumë pamje që u publikuan në media, u pa se disa nga plazhet më të bukura kanë mbetur pa pushues.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar një video, ku shihet se Dhërmia ka mbetur pa turistë.

Për këtë, Berisha ka fajësuar kryeministrin aktual, Edi Rama.

“Ky eshte organizimi i persosur i turizmit te Edi Rames. Drimadha sot ne ora 9:12 min masivisht bosh. Udhetimi nga Tirana ne Drimadhe 120 mije lek nafte”, ka shkruar Berisha.