Devis Xherahu risjell këngën e vjetër shkodrane: Surprizë për time më

Ai është një prej këngëtarëve shqiptarë që nuk di të ndalet kur vjen puna për të nxjerrë hite të reja në tregun muzikor.

Me një karrierë disa vjeçare mes Greqisë dhe Shqipërisë, Devis Xherahu ka arritur të jetë një prej zërave më të kërkuar.

Sot ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të na rrëfyer këngën e tij më të re të sapo lançuar në treg, titulluar “Kur gjethet bien në vjeshtë”.

Gjatë emisionit këngëtari tha se këngën ia ka dedikuar një personi shumë të veçantë, pikërisht nënës së tij, Marjana. Me anë të kësaj kënge Devisi surprizoi nënën e tij pasi ajo nuk është në dijeni.

“Kënga “Kur gjethet bien në vjeshtë” është këngë e vjetër shkodrane, e kënduar nga Rudolf Stambolla në vitet 1956-1957. Unë po shkoja me nënën time në Korçë dhe rrugës vendosa një disk me serenata të vjetra dhe ajo nisi të këndonte. Kur doli kjo këngë nëna ime po e këndonte dhe në një moment e humba zërin e saj, kthej kokën dhe shikoj që po qante.

Më pas më tregoi se kjo këngë kishte qenë e preferuara e saj dhe e babait. U preka, por nuk i thashë gjë. Kështu që sot kjo këngë është surprizë për nënën time. Ia bëra dhuratë prindërve të mi këtë këngë sepse jam i sigurt që edhe babai nga atje lart është duke më parë”, tha Xherahu./tvklan.al