LAJMI I FUNDIT

Detja nga arrestimi i shumë të kërkuarit – “Ciprra”. Ishte me një 17 vjeçare, e kishte detyruar të abortonte

Besim Hajdari “Ciprra” është arrestuar në një restorant të Podujevës.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka mësuar detaje të reja. “Ciprra” në momentin e arrestimit kishte qenë me një vajzë 17 vjeçare në dhomë. Në momentin që Policia ka hyrë në restoran, ai kërcyer nga dritarja, por nuk ka mundur të ikë, pasi është kapur nga Policia.

17 vjeçarja që ishte në dhomë është duke dëshmuar stacion të Policisë. Indeksonline mëson se në dëshminë e saj, ajo ka treguar se “Ciprra” po e mbante atë me dhunë dhe se e kishte detyruar të abortonte.

I arrestuari është i kërkuar për plagosje . Ai ka rreth 60 vepra penale në Polici.

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e pasditës Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar me rrezikshmëri të lartë, i cili ishte në kërkim për një kohë të gjatë. Lidhur me arrestimin e personit të dyshuar dhe veprimet policore, do të informoheni pas përfundimit të operacionit policor”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim.