LAJMI I FUNDIT

Policia e Kosovës arreston një person me rrezikshmëri të lartë, kërkohej gjatë

Policia  Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar me rrezikshmëri të lartë, i cili ishte në kërkim për një kohë të gjatë.

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e pasdites Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar me rrezikshmëri të lartë, i cili ishte në kërkim për një kohë të gjatë”, thuhet në njoftim.

Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me arrestimin e të dyshuarit apo veprimet ndërmarra nga ana e policisë.

Ballkani.info merr vesh se personi i arrestuar është B.H, i njohur si “Ciprra”.