Tiranë

Detajet e reja për vrasjen në ish bllok, viktima Fabian Gaxha kishte tumor në kokë

Fabian Gaxha mbeti i vrarë në sherrin në zonën e ish bllokut, pak ditë më parë në një përplasje me armë mes dy grupeve.

Versionet se përse nisi përplasja janë disa, por Lapsi.al mësoi se Gaxha ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe i kishin mbetur ende pak muaj jetë. Burime nga policia thanë se kishin mësuar se Gaxha vuante nga një tumor në kokë.

Në sherrin në zonën e ish bllokut mbetën të plagosur shokët e Fabian Gaxhës, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, të dy të arrestuar. Policia ka shpallur në kërkim Ervin Matajn, komandon Mervjol Bilo dhe Fabjol Alushin.