Detajet e Prokurorisë për krimin në Ferizaj: Rasti ka ndodh në banesë në dhomë

M.O, 18-vjeçare, është privuar nga jeta ditën e djeshme në Ferizaj. Për këtë rast tragjik ka dalë në konferëncë për media kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, i cili tha se shumë shpejt do të vërtetohet edhe mënyra si ka qenë i involvuar personi i dytë dhe i parë në vrasjen e vajzës.

“Rasti ka ndodh në banesë në dhomë, persona të dyshimt e kanë dërgu në spital, prokurori nuk ka qenë aty”, tha kryeprokrori Jashari.

Ai tha se gjatë ditës së djeshme janë sekuestruar gjësende dhe telefona në banesën e të dyshuarit.

“Ka të sekuestruara gjëra dhe telefona në banesë, armë nuk ka të sekuestruara”, tha ai.

Sa i përket personit të dyshuar me inicialet D.K., ai tha se është i njohur për policinë por nuk ka raste të hapura, sipas tij të gjitha janë mbyllur.

“Ka qenë i ndaluar dhe e ka pas të caktuar masën e paraburgimit për veprën penale “lendim i lehtë trupor”, nuk ka rast të hapur D.K.,”, u shpreh ai.

“Personi me inicialet D.K., është i njohur për policinë dhe prokurorinë, ka një numër të madh të rasteve, por të gjitha rastet i ka të mbyllura…Edhe personi i dytë A.S., aktakuzë për tetntim vrasje në vitin 2013, më 23 shtator është caktu seanca. Aktakuza është ngritë në vitin 2013”, u shpreh ai tutje.

Jashari tha se i arrestuari i parë me inicialet A.S., ka vendbanim të përkoshëm në Zvicër, i cili dyshohet se ka qenë me veturë zvicërane.

“A.S., jeton në vendbanim të përkohshëm në Zvicër dhe dyshohet se ka qenë veturë zvicërane…Tabelat kanë qenë të padëshifruara…Personat janë identifiku dhe janë zbulu”, tha Jashari.