Detajet, 23 vjeçarin dyshohet se e ekzekutoi me 14 plumba shoku i tij

Ende nuk janë mësuar motivet e vrasjes së 23 vjeçarit në Shkodër, por policia ka dyshime se krimin e ka kryer një mik i Gledis Krajës.

Mësohet se policia dyshon se autori i ngjarjes është një shok i 23 vjeçarit. Më konkretisht shtetasi Sebastian Smakaj, dyshohet të jetë autori i krimit të rëndë. Policia është vënë në kërkim të të riut.