Të mërkurën në një motel në Ferizaj, një vajzë 17 vjeç dyshohet se është dhunuar nga një burrë. Sipas Policisë, viktima është me të meta psikike.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se viktima bashkë me nënën e saj kanë raportuar në Polici se të mërkurën rreth orës 15:00, e mitura ishte duke u kthyer me autobus nga fshati Pojatë për në Ferizaj për t’u shëtitur, mirëpo rrugës ishte takuar me një djalë të panjohur, emrin e të cilit nuk e dinte.

Sipas dëshmisë së viktimës, i panjohuri e ka marrë atë pa dëshirën e saj dhe e ka dërguar në një motel në Ferizaj ku edhe dyshohet se e ka dhunuar.

Sipas së miturës, në këtë motel ata kanë qëndruar gjatë gjithë natës.

Gazeta mëson se në lidhje me këtë rast, është kontaktuar prokurori kujdestar dhe rasti është hapur si “Dhunim”.