Një depo e cila dyshohet se posedonte fishekzjarre dhe municion, është përfshirë nga zjarri tek tregu në Zonën Industriale në Prishtinë.

Ballkani.info më herët raportoi ‘live’ për zjarrin dhe tymin e madh që arriti deri në Prishtine.

Klan Kosova gjendet në vend të ngjarjes, sipas dëshmitarëve, ka rrezik për shpërthimin e mëtejm të këtyre mjeteve.