Ndonëse ishin shëruar 7 personat e infektuar, mbrëmë në Fushë-Kosovë u konfirmua edhe një rast me koronavirus. Bëhet fjalë për një 30 vjeçare e cila është shtatzënë.

Komuna e Fushë-Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se e infektuara ishte shtruar në Klinikën e Gjinekologjisë për kontroll.

Tutje, thuhet se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i plotë i Komunës:

Një rast i ri infeksioni nga COVID-19.

Pas konfirmimit se në komunën e Fushë -Kosovës kishim të gjitha rastet të shëruara, nga mbrëmë është një rast i ri i infektuar nga virusi COVID-19.

Bëhet fjalë për një 30 vjeçare e cila ishte e shtruar në Kliniken e Gjinekologjisë në Prishtinë për kontrollë pasi që është shtatzënë. Sipas informatave të IKSHP-së pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është në kontrollë të vazhdueshëm.

Shtabi Emergjent i komunës së Fushë-Kosovës apelon te qytetarët që të përfillin masat e dhëna nga institucionet për lëvizje dhe të kenë kujdesin maksimal sepse situata në të cilën ndodhemi nuk duhet neglizhuar!