Detaje të reja për therjen e 25-vjeçarit në Istog: Tetë plagë, në kokë dhe pjesë tjera të trupit

Dje është therur me thikë disa herë i riu G.Madanaj nga fshati Saradran i Komunës së Istogut.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Spitali i Përgjithshëm Pejë.

Sipas njoftimit, “pacienti ka pasur 8 plagë dhe atë në kokë, ekstremitete dhe pjesë tjera të trupit si dhe një gjendje të rënduar shëndetësore”

Njoftimi i plotë:

Pacienti me 8 plagë nga mjetet e mprehta trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë!

Mbrëmë më datë 4.01.2023 rreth orës 18:20 minuta në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është pranuar një pacientë i therrur me mjete të mprehta.

Pacienti ka pasur 8 plagë dhe atë në kokë, ekstremitete dhee pjesë tjera të trupit si dhe një gjendje të rënduar shëndetësore.

Ekipi kujdestar i prirë nga Kirugu Dr.Rifat Dreshaj ka trajtuar rastin duke bërë qepjen dhe gjithë trajtimin e nevojshëm të plagëve që fatmirësisht kanë qenë sipërfaqësore si dhe trajtimin e përgjithshëm të gjendjes shëndetësorë të pacientit.

Pacienti aktualisht është i shtrirë në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ditët në vijim pritet edhe lirimi i tij.