Detaje të reja nga vrasja në Vragoli/ Mosha dhe inicialet e motrave që njëra vdiq e tjetra dyshohet që kreu vrasjen

Vrasja në Vragoli të Fushë Kosovës ka tronditur vendin. U raportua se motra e ngufati motrën me anë të një jastëku.

Tutje, Indeks ka arritur të mësoj moshën dhe inicialet e dy motrave që ishin protagoniste të ngjarjes.

Viktima është 33 vjeçare, kurse e dyshuara për vrasje është 30 vjeçare. Inicialet e viktimës T.Sllamniku, ndërsa inicialet e të dyshuarës janë F.Sllamniku.

Policia ende është në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon hetimet.