Detaje të reja nga vrasja në Deçan/ Shoferi i vrarë dhe gjashtë nxënës të plagosur, tre në gjendje të rëndë

Ballkani.info pak më parë raportoi për një vrasje që ka ndodhur në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Sinjali mëson se viktima është shoferi i autobusit, ndërsa të plagosur kanë mbetur gjashtë nxënës, tre prej tyre në gjendje të rëndë dhe tre pak më lehtë.

Shoferi i autobusit është nga fshati Skivjan, ndërsa kompania e autobusit është “Erblini” me seli në Gjakovë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia.

“Deri më tash personat që kanë gjuajtur me armë janë ende të panjohur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe është sulmuar autobusi që po shkonte nga Deçani për në fshatin Gllogjan. Pikërisht në këtë fshat ka ndodhur incidenti“