Një numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës është vendosur rreth Qendrës së Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë mbrëmjen e së martës.
Siç ka raportuar gazetari Valon Fana për Kallxo, pjesëtarë të njësive speciale të Policisë janë parë me armë të gjata rreth kompleksit banesor siç njihet te “Banesat e Bardha”.
Sipas informacioneve të pakonfirmuara, ashtu siç kanë treguar banorët, Policia është duke kërkuar një të dyshuar.
Fana ka thënë se Policia është duke provuar ta lokalizojë këtë person, megjithatë informacionet akoma nuk janë konfirmuar.







