Një aksident me fatalitet duke shënuar një viktimë, ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Duboc të komunës së Vushtrrisë.
Në këtë aksident u përfshi një autobus, teksa shoferi që humbi jetën është Hajzer Sadiku.
I ndjeri ishte duke i transportuar nxënësit e fshatit në momentin kritik kur dhe humbi jetën.
Nga ky aksident bëhet e ditur se janë lënduar disa nga nxënësit, të cilët tashmë janë duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.







