Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambientet e burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, ku një i burgosur qëlloi për vdekje dhe plagosi dy të tjerë.

Arben Lleshi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit që Sokol Mjacaj përdori.

Po ashtu i plagosur mbeti edhe shoku i qelisë së Lleshit, Shaqja.

Të tre personat e përfshirë janë të dënuar me burgim të përjetshëm.

Lleshi u ekzekutua me tre plumba, kur ai ishte në qelinë e tij.

Mjacaj ka shkuar në Godinën B dhe e ka thirrur Lleshi.

“Arben Lleshi dil”, mësohet të ketë thënë ai para togave të zeza.

Pasi ai ka dalë, Mjacaj e ka qëlluar.

Nga ana tjetër, Shaqja është plagosur aksidentalisht në këmbë. Ai është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tashmë pritet që autoritetet që të zbulojnë dinamikën dhe shkaqet e plota pas kësaj ngjarjeje të rëndë.

Si u fut arma në burgun me sigurinë më të lartë të vendit mbetet ende mister.

Çfarë ndodhi sot në burgun e Peqinit?

Pas përleshjes së rëndë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin është bërë me dije se ka mbetur i vrarë i burgosuri, Arben Lleshi.

Kështu kanë bërë me dije autoritetet, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një nga burgjet e sigurisë më të lartë të vendit.

Lleshi është qëlluar me armë nga një tjetër i burgosur me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj.

I plagosur ka mbetur edhe Indrit Shaqja, i dënuar me burgim të përjetshëm.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi Mjacajt iu komunikua lajmi se do të transferohej në regjimin 41 bis.

Paraprakisht dyshohet se arma e zjarrit është futur me dron në ambientet e burgut, por ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Ndërkaq, me një reagimi të shkurtër, Ministria e Drejtësisë tha se ka pasur një përplasje mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm, ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Situata brenda burgut është aktualisht nën kontroll, ndërsa hetimet po ndiqen nga Prokuroria e Elbasanit.