Një mësuese në shkollën ‘7 marsi’ në Prishtinë është plagosur sot rreth orës 10 të mëngjesit.
Dyshohet se një nënë ka plagosur mësuesen.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Ballkani.info drejtoresha e kësaj shkolle,Shpresa Çitaku e cila tha se kjo ka ndodhur brenda shkollës por nuk ka dhënë detaje tjera.

Ballkani.info mëson se gjendja shëndetësore e mësueses nga shkolla “7 marsi” në kryeqytet është stabile. Ajo është duke iu nënshtruar disa ekzaminimeve. radiologjike.

“Sulmi është bërë diku rreth abodmenit, me thikë” ka bërë të ditur një burim brenda Qendrës Emergjente në QKUK.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se bëhet fjalë për therrje ndaj një mësuese femër, 49 vjeçare me inicialet V.P.

“Për rastin është arrestuar një femër 38 vjeçare, me inicialet B.D., dhe i është konfiskuar mjeti me të cilin dyshohet se është kryer plagosja”, ka thënë Ahmeti. /Ballkani.info