DETAJE/ Plagosja e besimtarëve në Tiranë, antiterrori po heton ngjarjen

Ngjarja e djeshme, ku 24 vjecari Rudolf Nikolli plagosi brenda xhamisë 5 besimtarë, po hetohet nga antiterrori dhe është referuar nga Policia për financim dhe mbështetje të terrorizmit.

Paraprakisht dyshimet janë se i riu ka pasur probleme të shëndetit mendor, por nga deklarimet e familjarëve, edhe në media, rezulton se i riu ka pasur sjellje devijante edhe në aspektin fetar, e do të shihet dhe verifikohet fillimisht nëse akti ekstrem ka prapavija fetare.

Financimi i terrorizmit ose mbështetja në çdo formë e tij dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm dhe me gjobë nga 5 milionë lekë deri në 10 milionë lekë. Nikollaj gjithashtu, akuzohet dhe për mbajtje të armëve të ftohta.