Një person është ndaluar pasi dyshohet për vrasjen e kosovarit në Zllakuqan të Klinës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja e rastit dhe njësitet relevante
Reporteri.net nga burimet e veta ka mësuar se viktima është një person i moshës rreth 35-vjeçar, me inicialet M. A..
Sipas këtyre burimeve të dyshuar për vrasjen e tij janë fqinjët. Deri tek vrasje dyshohet se ka ardhur pas një mos marrëveshje mes familjeve.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.
Ai tha se lidhur me rastin janë arrestuar 3 të dyshuar.
“18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan një person është plagosur. Viktima me autoambulancë është dërguar për në spitalin ne Pejë. Mjeku kujdestar e ka konfirmu vdekjen e viktimës. Policia menjëherë ka arritur që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin”, ka thënë Gashi.







