Detaje nga rrahja mes dy familjeve në Mitrovicë, theret me thikë një person

Dje rreth orës 18:45 në Mitrovicë është plagosur një person si pasojë e një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy familjeve, të cilët janë involvuar në rrahje.

“Policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion për të shtëna me armë të zjarrit në rrugën ‘Lumi’ në Mitrovicë. Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, janë hasur njolla gjaku dhe dy gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje policia ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar H.G., 55 vjeçar dhe F.T., 17 vjeçar, ku i dyshuari i parë me mjet të fortë(thikë) ka goditur viktimën.

Viktima është trajtuar në spitalin rajonal Mitrovicë dhe për mjekim të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë. Kurse te i dyshuar i dytë i mitur F.T është gjetur një pistoletë dhe një karikator me tre fishek, të cilat nga policia janë konfiskuar si provë materiale. Në vend të ngjarjes kanë dal njësia e hetimeve rajonale se bashku me prokurorin e shtetit.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit H.G., 55 vjeçar është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë” dhe ndaj të dyshuarit të dytë, F.T., 17 vjeçar është iniciuar rasti me veprat: Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve, Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, me vendim të prokurorit të dy të dyshuarave ju caktohet masa e ndalimit policor.