Detaje nga Policia/ Vëllai ther me thikë vëllanë në Gjakovë, mësohet arsyje e konflikit

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Komunën e Gjakovës është arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte therur një familjar të tij.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka dhënë detaje për Gazetën Demos lidhur me ngjarjen e mbrëmshme.

“Datë 22.09.2021 rreth orës 23:00 , Stacioni policor në Gjakovë nga Emergjenca e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” – Gjakovë ka pranuar informate se eshte paraqitur një person i cili ishte i lenduar (therje me thike). Patrulla policore ka shkuar menjëherë ne emergjence dhe nga stafi mjekësor eshte informuar se viktima ka therje ne pjesën e djathte te brinjëve dhe se i njejti eshte jashtë rrezikut për jete”, tha Gjurkaj për Demos.

Viktima ka deklaruar se gjatë ditës kishte pasur konflikt verbal me të dyshuarin i cili njëhershmit është edhe i afërt familjar, rreth kullotjes së bagëtisë në pronën e vëllaut.

“Pas intervistimit te viktimes, i njejti deklaron se gjate ditës kishte pasur konflikt verbal me te dyshuarin (i afërt familjar) rreth kullotjes se bagëtisë ne pronën e vëllaut. Ne mbrëmje kishte shkuar i dyshuari ne shtepine e viktimes për tu sqaruar dhe pasi qe kishin filluar te ziheshin verbalisht, ne debat e sipër i dyshuari kishte nxjerr thikën dhe e kishte therur ne pjesën e djathte tek brinjët. Nga ana e patrullës eshte arrestuar i dyshimti. Lidhur me rast është njoftuar prokurori kujdestar ku inicohet rasti i larte cekur si dhe i dyshuari ndalohet për 48 orë. Rasti nen hetime”, tha ai.