Detaje nga policia/ Shoferi baba i tre fëmijëve, tentoi shmangien me Land Roverin, por vdiqën të gjithë

Sipas policisë, furgoni me drejtues shtetasin Bardhi Prodo është përplasur me një mjet tip “Land Rover” me drejtuesen shtetasen R.Ç dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Bardhi Prodo ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe mësohet se ishte baba i tre fëmijëve dhe punonte me transport pasagjerësh në linjën Tiranë-Sarandë.

Njoftimi i Policisë:

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

 Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.