Ballkani.info më parë raportoi se ka ndodhur një grabitje në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Disa persona të panjohur dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një automjeti që po transportonte para.
Lajmin për Ballkani.info e kanë konfirmuar nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan.
“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informatë se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave. Policia e Kosovës, njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në përgjigjen e tyre.








