Detaje nga plagosja në Prishtinë, ngjarja ndodhi brenda lokalit të lojërave

Një dëshmitar që ka dashur të jetë anonim, ka rrëfyer për Gazetën Demos se si ka ndodhur rasti i përleshjes me armë zjarri në lagjen “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Ai ka thënë se dy personat rreth të 20-av, ishin duke luajtur në “Sony Playstation”, ku nga fjalosja u përdorën edhe armë.

Njëri prej tyre sipas tij, fillimisht përdori thikën, por si kundërpërgjigje gjeti armë zjarri.

Me rreth pesë të shtëna dyshohet se i është kundërpërgjigjur, ku njëri nga plumbat dyshohet që e ka qëlluar në pjesën e barkut.

I plagosuri më pas ka rënë në tokë, duke pasur gjakëderdhje të madhe.

Në këtë përleshje ka reaguar edhe pronari i lokalit i cili, ia ka marrë nga dora armën, duke mos e lënë që të qëllojë më shumë.

Të pranishëm këtu kishte edhe persona të tjerë, të cilët u shtrinë në tokë për t’iu shmangur plumbave.

Policia e Kosovës nuk ka vonuar shumë dhe kanë arritur për pak minuta në vendngjarje, ku edhe po merren me rastin.