Detaje nga grabitja e Monego në rrugën “Muharrem Fejza” në Mati 1 (FOTO)

Dëshimtarët i kanë thënë Ballkani.info se pas orës 17:30 kanë dëgjuar se pika e Monego në Rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati 1 në Prishtinë është plaçkitur nga persona të armatosur.

Sipas tyre, menjëherë në vendin e ngjarjes ka ardhur policia, respektivisht Njësia Speciale.

Nuk dihet nëse grabitësit janë larguar apo janë kapur nga policia, sepse askush nga zyra për informim e Policisë së Kosovës nuk përgjigjet as në telefonata e as në mesazhe.

Gazetarja e Ballkani.info nga vendi i ngjarjes thotë se në vendin e ngjarjes ende janë Njësia Speciale, të cilët nuk po lënë askush të afrohet.

Kjo pikë e Monego ishte grabitur edhe më herët. /Ballkani.info/