Detaje nga gjendja shëndetësore e policëve të plagosur në veri

Drejtori Mjekësor i Spitalit në Mitrovicën e Jugut, Zahir Musa, tha se gjendja e policit të plagosur gjatë aksionit të sotëm në pjesën veriore të Kosovës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Sipas Drejtorit në Spitalin e Mitrovicës, janë disa policë të tjerë të cilët janë duke u trajtuar në këtë spital por që sipas Musës, asnjeri prej tyre nuk ka lëndime serioze.

Musa tha se përveç policit të plagosur, në këtë spital ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe dy policë tjerë që kanë marrë lëndime gjatë protestës së serbëve që kanë kundërshtuar aksionin e arrestimeve të sotme në veri.

“Gjendja e policit për momentin është stabile. Një polic është i plagosur me plagë shpuese dhe është jashtë rrezikut. Për momentin është i shtrirë në repartin e kirurgjisë. Një tjetër polic është i lënduar në ije dhe një tjetër është i lënduar me një gërvishtje”.