Detaje nga aksidenti në Serbi- Shkaktar freni i dorës, pensionistët u nisën në udhëtim njëditorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Serbi, ku një minibus i mbushur me pasagjerë është përmbysur.

Sipas dëshmitarëve, shkaktari i aksidentit supozohet të jetë freni i dorës.

Derisa, siç raporton Kurir, shoferi Zivorad M. (63 vjeçar) nga Oseçina, është arrestuar dhe është në paraburgim për 48 orë. Mësohet poashtu se shoferi nuk kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

Në aksident ka humbur jetën një pasagjere, kurse tre të tjerë janë në gjendje kritike dhe po luftojnë për jetën. Të lënduar kanë mbetur edhe 13 pasagjerë, të cilët janë në gjendje stabile, të gjithë janë dërguar në spitalin e Valjevës.

Minibusi ishte i mbushur kryesisht pensionistë nga Oseçina që po shkonin për udhëtim drejt manastireve dhe Divçibarën, organizuar nga Shoqata e Pensionistëve nga Oseçina, shkruan Kurir, transmeton Insajderi.

Detaje: Si ndodhi aksidenti

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pak para orës 10. Kur një minibus u përmbys pranë digës së Rovnit, një grua mbeti e vdekur dhe 17 pasagjerë u plagosën, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Autobusi u përmbys kur shoferi doli nga automjeti për të pyetur rojen e sigurisë nëse mund të përdorte minisbusin për të kaluar në anën tjetër të digës, kur minibusi u rrokullis nga shpati dhe u përmbys.

Siç mësuam, sipas dëshmitarëve dhe shoferit, frena e dorës në mikrobus është ngritur dhe hetimet do të përcaktojnë se si ka ndodhur ky aksident, i cili ka ndodhur rreth orës 10:00. Siç mësuam, pjesa më e madhe e autobusit përbëhej nga pensionistë nga Oseçina, të cilët shkuan në një udhëtim njëditor.