Detaje nga aksidenti në rrugën “B”, vdes një grua, arrestohet shoferi i veturës 20-vjeç
Dje rreth orës 16:00, në rrugën “B” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë ka humbur jetën një këmbësore. Bëhet fjalë për gruan me inicalet L.A (30-vjeçare). Lëndime trupore ka pësuar edhe një femër tjetër 23-vjeç.
Për këtë rast policia ka arrestuar shoferin e veturës L.M (20-vjeç), tha policia, transmeton Gazeta Express.
“Ngasësi i automjetit BMË, L. M, mashkull 20 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.
Trupi i viktimës L. A. është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.