FOTO/ Detaje nga aksidenti i rëndë në Kllokot, një i ri i vdekur dhe disa të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 9:00, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia në Viti, të cilët thanë se bëhet fjal për një aksident me fatalitet, njofton ballkani.info

Mësohet, se njëri prej të lënduarve ka pësuar lëndime të rënda, organet policore janë dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e këtij rasti tragjik.

Ballkani.info kupton nga burimet e veta se i vdekuri është një i ri nga fshati Gërmovë.

Ende nuk dihen rrethanat tjera të ngjarjes.