Trepça

Detaje – Kjo është arsyeja pse u sulmua drejtori i minierës së Trepçës

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të minierës së Trepçës në Stan Tërg, Bahri Karaça, është sulmuar fizikisht sot, në zyrën e tij.

Klan Kosova mëson nga burimet se ai dyshohet se është goditur me grushte nga Udhëheqësi Teknik për Investime, Avdi Peci, rreth orës 11 të paradites.

Sipas burimit, zënka është shkaktuar për shkak të një vërejtjeje me shkrim që Karaça ia ka shqiptuar Pecit, pasi ky i fundit nuk e ka kryer një detyrë në minerë, të cilën e kishte urdhëruar vetë drejtori.

Në momentin e sulmit, brenda zyrës kanë qenë prezent edhe inxhinierë të tjerë.

Karaça është dërguar më pas për tretman mjekësor, derisa i dyshuari është marrë për intervistim në stacionin policor të Mitrovicës.