Dështon transferimi i De Jong në Manchester United

Frenkie de Jong nuk do t’i bashkohet Manchester Unitedit këtë sezon për arsye personale dhe sportive.

Gazeta spanjolle “Sport” raporton se mesfushori holandez ka vendosur të qëndrojë në Barcelonë dhe nuk është i interesuar për një lëvizje në “Old Trafford”.

Chelsea është gjithashtu i interesuar për shërbimet e holandezit dhe mësohet se ish-ylli i Ajaxit është më i tunduar për të luajtur nën urdhrat e trajnerit Thomas Tuchel, por gjithsesi është më shumë i prirur për të qëndruar në “Camp Nou”.