Dështon raportimi i ministrit Ismaili, deputetët nuk e bëjnë kuorumin

Komisioni për shëndetësi ka dështuar ta mbajë mbledhjen në të cilën ishte paraparë që Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, të raportonte në lidhje me revidimin e listës esenciale të barnave dhe rreth furnizimit të SHSKUK-së me infuzione.

Kryetarja e komisionit, Besa Baftiu, tha se disa nga anëtarët e komisionit kanë qenë këtu, por që ajo nuk e din arsyen pse nuk kanë ardhur në komision.

“Ministri është i pranishëm me stafin e tij mirëpo deputetët nuk janë këtu edhe pse e kanë lajmëruar ardhjen. Në mungesë të kuorumit ne nuk e hapim mbledhjen dhe mbetet që kjo mbledhje të mbahet ndonjë ditë tjetër. Disa nga deputetët janë këtu, por nuk e di arsyen pse s’po dojnë me ardhë”, tha kryetarja e komisionit, Besa Baftiu