Agim Ademi

Dështon për herë të dytë gjykimi ndaj Agim Ademit

Ka dështuar për herë të dytë gjykimi ndaj kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit në Kosovë është akuzuar se ka sulmuar Dritëro Kadollin të cilit i ka kërkuar të holla ose një veturë.

Dështimi i seancës në lidhje me këtë rast ndodhi për shkak të mungesës së prokurorit dhe vetë Kadollit, shkruan Betimi për Drejtësi.

Lidhur me mungesën e prokurorit gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj, deklaroi se për të njëjtin gjykata ka prova se është ftuar në mënyrë të rregullt ndërsa për këtë do ta njoftoj kryeprokurorin.

Kurse, për mungesën e të dëmtuarit Kadolli gjykatësi Sadikaj tha se sipas fletëkthesës së kthyer në gjykatë, rezulton se i njëjti gjendet në Londër deri më 15 maj të këtij viti, e cila informatë sipas kësaj fletëkthese thuhet se është bërë pas komunikimit me telefon.

Seanca e radhës u caktua më datën 7 shtator.