Dështon Liverpooli, mbetet gjashtë pikë prapa Man Cityt

Leicester City ia ka shkaktuar humbjen e dytë Liverpoolit këtë sezon në Premier League, duke e mposhtur me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 20-të. Me këtë humbje, Liverpooli ka mbetur gjashtë pikë prapa Mancester City që është lider.

Golin e fitores për Leicesterin e shënoi zëvendësuesi Ademola Lookman në minutën e 59-të. Lookman hyri në lojë në minutën e 56-të dhe vetëm pas tre minutash realizoi. Mohamed Salahu humbi penalltinë te Liverpooli në minutën e 16-të. Goditjen e tij e priti portieri Smaichel, kurse në tentimin e dytë e qëlloi tërthorësen.

Për Salahun ishte penalltia e dytë e humbur te Liverpooli dhe e para pas vitit 2017. Egjiptiani kishte shënuar 15-të penallti rresht.

Liverpooli krijoi shumë raste shënimi, por heroi i skuadrës së Leicesterit ishte portieri Kasper Schmeichel, duke ndalur shumë goditje.

Leicesteri zë vendin e nëntë me 25 pikë, derisa me 41 pikë Liverpooli është i dyti në tabelë.