Dështon blerja e HP nga Xerox

Bordi i drejtorëve të HP ditën e Dielë refuzoi në mënyrë unanime propozimin për shitjes së kompanisë tek Xerox sepse oferta nuk ishte në interesin më të mirë të aksionerëve dhe nënvlerësonte HP.

Xerox ka ofruar 22 dollarë për aksion në HP. Marrëveshja përbëhej nga 77% në kesh dhe 23% stok. HP lajmëroi në Tetor se do të shkurtonte mes 7,000 deri në 9,000 vende pune deri në fund të 2022 si pjesë e planit për të ristrukturuar kompaninë dhe ulur kostot.

Kompania ka 55,000 punonjës në mbarë botën dhe vlerësohet 29 miliardë dhe është biznes tre herë më i madh sesa Xerox.

Investitori aktivist Carl Icahn, i cili zotëron 10.6% të Xerox, së fundi bleu 1.2 miliardë dollarë aksione në HP. Ai ka qenë një prej zërave më të fortë për shkrirjes së dy kompanive.

HP u krijua pasi Hewlett-Packard ndau bizneset konsumatore dhe enterprise.