Dështoi keq në zgjedhje: Burri i Albulena Haxhiut ofendon votuesit e PDK-së

Burri i ministres Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi, që kandidoi për kryetar të Malishevës, ka eskaluar në fyerje ndaj PDK-së.

Krasniqi, që doli i katërti me një përqindje të vogël të votuesve në Facebook ka përmendur edhe shoqatën e veteranëve të luftës, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se këta të fundit “ka mbetur që bashkë me kryesinë e PDK-së dhe Sami Lushtakun t’ia mësyejnë Prekazit me kaci e tërrnakopa”.

“Tash vetëm ka mbetë që shoqata e veteranëve bashkë me kryesinë e PDKsë dhe këta të tyre në gara nëpër komuna të prirë nga Sami Lushtaku me kacia e terrnakopa të ia mësyejnë Prekazit. HORDHITË E KRIMIT KANË EMËR!”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se Alban Krasniqi është aktivist i njohur në Vetëvendosjes.  Fama e tij nuk vjen nga ndonjë aktivitet i shquar, por nga eskalimet e shpeshta dhe mos-zgjedhja e gjuhës publike që atë e ka bërë cak të kritikave jo rrallë herë.