Dështim i madh i Jakup Krasniqit, ja sa vota i fiton partia e tij në Drenas

Në vitin 2013, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi vendosin të ndahen nga Partia e Demokratike e Kosovës, pas pakënaqësive ndaj kryetarit të atëhershëm të PDK-së, Hashim Thaçit.

Pas disa përgjimeve telefonike ku Thaçi ofendonte Limajn e Krasniqin, këta të fundit vendosin të krijonin iniciativa qytetare ne Malishevë e Drenas. Në Malishevë, PDK e humbi pushtetin, madje doli pas LDK-së – derisa Nisma filloi qeverisjen lokale ku dhe vazhdon më tutje. Në Drenas, kishte një fitore 60% të PDK-së, jo si në të kaluarën që PDK fitonte Drenasin me 80-85%

Nisma Socialdemokrate vazhdoi rrugëtimin në zgjedhjet lokale 2014 ku arriti të fitonte 5% duke qenë opozitën bashkë me AAK-në e Vetëvendosjen, ndër tjerash kundershtuan asociacionin e komunave me shumicë serbe, demarkacionin me Malin e e Zi dhe zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës. Në vitin 2017 Nisma u bë pjesë e Qeverisë me koalicionin PAN – kryetari i këshillit kombëtar të Nismas, Jakup Krasniqi shpesh jepte deklarata opozitare e kritike ndaj pushtetit.

Por, Jakup Krasniqi ka dështuar në komunën e tij, Drenas. Në vitin 2016 ku u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, Nisma Socialdemokrate përmes kandidatit Isa Xhemajli arriti ta dërgonte PDK-në për herë të parë në balotazh, më pas zgjedhjet i fitoi, Ramiz Lladrovci i PDK-së.

Këtë vit Nisma arriti të fitojë vetëm 7.77% në Drenas apo 1733 vota. Diçka që ka rezultuar me moskalim të pragut zgjedhor nga Nisma kur janë numëruar 100% të votave, por pritet të numërohen votat me kusht, të personave me aftësi të kufizuara dhe të diasporës.

Jakup Krasniqi është nga komuna e Drenasit dhe ka dështuar totalisht që brenda viteve ta ulë drastikisht elektoratin e Nismas Socialdemokrate në 7.7% duke qenë mbrapa PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. ///Ballkani.info/

loading…