Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka dëshmuar sot pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për krime lufte.

Zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, për Ballkani.info tha se Walker është paraqitur për dëshmi pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së tij.

Seanca ku ai ka dhënë dëshminë është e mbyllur për publikun.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmitarit W.W, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special është duke mbajtur seancën për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmtarit W.W, i cili ka të bëjë me krime lufte. Rasti është i mbyllur për publikun.”, tha ajo.