Dëshmi të reja të makinerisë propaganduese të Kurtit- Intervista ishte shpërndarë edhe në grupe serbe

Kryeministri në detyrë mbrëmë e dha intervistën e parë pas shkarkimit nga detyra. Rrëfimin e tij ai vendosi ta jep në Kohavision.

Por kur intervista përfundoi – krejt çfarë bënë militantët dhe përkrahësit e tij – ishte shpërndarja e lajmit se është thyer rekordi i shikueshmërisë në mediat kosovre: 73 mijë shikues online, shkruan Gazeta Insajderi.

Intervista nga të njëjtit ishte shpërndarë në shumë faqe të tjera, përpos faqes zyrtare të televizionit dhe faqes zyrtare të Kryeministrit.

Ajo çfarë bie në sy sot, tregon se kjo intervistë e realizuar nga gazetarët Agron Bajrami dhe Brikenda Rexhepi, po nga militantët e Albin Kurtit është shpërndarë edhe në faqen serbe të shitblerjes “Kupi Prodaj” si dhe në faqen maqedonase “Pazar 3”.

Intervista e shpërndarë në faqen serbe

Intervista e shpërndarë në faqen maqedonase

Por historia nuk mbaron këtu: Përpos shikimeve që kishin ardhur nga Egjipti, intervista është bërë share edhe në faqe të Zvicrës dhe jo vetëm.

Intervista madje është shpërndarë edhe në këtë faqe.

Ndryshe, intervista e kryeministrit Albin Kurti në televizionin Kohavision nuk ka qenë “as një fish më e shikuar se sa programi i dytë me radhë”, tregojnë të dhënat e nxjerra nga operatori kabllor Artmotion.