Dëshmi rrëqethëse: “Nuk dëgjuam shpërthim”(Dëshmitari që kishte babanë e shtruar rrëfen tmerrin në Tetovë)

Një qytetar nga Maqedonia e Veriut, i cili kishte babanë të shtruar në spitalin e Tetovës, që u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme, rrëfeu për Shqipëria Live momentet e tmerrit.

Lirimi tha se ai ishte duke i shërbyer babait të tij të sëmurë me covid, por që ndodheshin rreth 50 metra larg godinës që u përfshi nga flakët.

Sipas tij në zonë nuk është dëgjuar asnjë shpërthim dhe ka qenë vetëm alarmi i zjarrfikëses dhe ulërimat e familjarëve të pacientëve që gjendeshin aty brenda, që ‘përhapën lajmin e kobshëm’.

Më tej Lirimi thotë se pasi ka dalë në vendin e ngjarjes ka pasur nga ata persona që bënin deklarata tejet të rënda duke thënë se kjo gjë ishte e qëllimshme për të vrarë pacientët me covid.

Lirimi: |”Ne nuk kemi qenë te objekti që është djegur, por në një vend tjetër. Në fillim kemi ndjerë vetëm alarmin e zjarrfikësit dhe kujtova që po sjellin një të sëmurë në spital. Pastaj kuptuam që objekti kishte marrë flakë. Në ishim në një objekt 50 metra larg dhe për fat të mirë nuk u kap nga flakët objekti që ishte këtu pranë se do vazhdonte të kapej tjetri e tjetri me radhë.

Kishte shumë panik, infermieret ishin të lodhura dhe të frikësuara nga kjo situatë, por edhe njerëzit që përkujdeseshin për familjarët dhe kishte nga ata që i kishin aty brenda e nuk e dinin nëse kishin shpëtuar gjallë apo jo.

Nuk kemi dëgjuar një shpërthim, asgjë. Kemi marrë vesh që ka zjarr dhe kemi dëgjuar zjarrfikësit, e familjarët që vajtonin. Ka qenë një situatë shumë e keqe, të gjithë e kemi përjetuar rëndë. Kur dola te vendi i ngjarjes kam parë disa njerëz sikur ‘donin t’i hidhnin zjarrit’ benzinë sepse deklaronin ja çfarë na bënë, e bënë për të varrë njerëz, e kanë bërë qëllimisht, filluan oksigjenin e marrim nga Serbia”.