Ministri i jashtëm

Dëshira e Pacollit për vitin 2019

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e festës së Vitit të Ri.
Në këtë urim të tij, kryediplomati kosovar ka treguar se cila është dëshira e tij.

“Urimet e mia njerëzore që burojnë nga thellësia e zemrës për të gjithë qytetarët e Kosovës, miqtë, farefisin e familjaret e mi, për vitin që po vjen, 2019, duke u dëshiruar çdo gjë të bukur, lumturi, shëndet e suksese.

Dëshira ime e madhe, edhe për këtë herë mbetet, ta shoh secilin nga Ju, të lumtur dhe me mundësi për të jetuar jetën tuaj, ashtu si Ju dëshironi. U priftë e mbara!”, tha Pacolli.