Deshi t’ia tregoj bashkëshortit që punon si trajner gjininë e foshnjës, i kërkon referit t’ia ndëshkoj partnerin me karton – ngjyrë rozë

Gruaja e një trajneri kishte menduar një ide brilante sesi t’i tregojë partnerit gjininë e foshnjës së tyre të dytë.

Cristian Materrazi është trajner i femrave në futboll pranë universitetit Fairmont në West Virginia, derisa gruaja e tij Courtney gjithashtu trajnere e femrave – por në volejboll.

Kështu Courtney kishte menduar që në një mënyrë unike ta zbulojë gjininë e fëmijës së tyre të dytë, dhe atë me përkrahjen e ekipit të bashkëshortit.

E pasi që topi kishte dalë jashtë fushe, ekipi i Cristian kishte shfrytëzuar rastin ta ftoj në fushën e gjelbër, dhe kështu referi në momentin që kaloi vijën e nxori kartonin për ta dënuar – megjithatë ai kishte ngjyrë rozë, që asocionte në gjininë e foshnjës.

Aty menjëherë shpërthyen brohoritjet dhe vajzat e ekipit vrapuan për ta përqafuar dhe uruar për anëtaren e re të familjes.

Sipas vajzave të ekipit të tij, Cristian është një trajner mjaft i zhurmshëm gjatë ndeshjeve dhe vazhdimisht kundërshton vendimet e referit – dhe nuk do të ishte ndonjë risi edhe po ta merrte ndonjë karton.

loading…